Fisker ka bërë publike planet për të organizuar “Product Vision Day” më 3 gusht, ku do të zbulojë kabriolin e shumëpritur Ronin.
Kompania po i mban të fshehta detajet, por publikoi një “teaser” që shfaq pjesën e pasme të veturës elektrike në ardhje. Ndërsa nuk ka shumë për të parë, gjithçka do të zbulohet në këtë event, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt në YouTube duke filluar nga ora 19:00 sipas zonës lindore.
Ne do të mësojmë më shumë muajin e ardhshëm, por Fisker tashmë e ka vendosur një “teaser” për Ronin në shumë raste dhe ka thënë se do të jetë “vetura e parë sportive GT tërësisht elektrike me katër dyer në botë”, raporton Car Scoops.
Vitin e kaluar, Henrik Fisker tha se kabrioleti do të shihej paraprakisht nga një prototip në gusht të vitit 2023 dhe përfundimisht do të hynte në prodhim me një çmim fillestar prej më pak se 200,000 dollarë (155,690 funte / 181,300 euro).
Ky nuk është një çmim aspak e lirë, por është në përputhje me gjeneratën e dytë të Tesla Roadster që u prezantua në 2017 dhe mund të quhet edhe Vaporware në këtë pikë.
Duke u kthyer përsëri tek Ronin, Fisker ka sugjeruar se do të ketë një rreze të vozitjes prej 966 kilometra (600 milje).
Drejtuesi i kompanisë ka thënë gjithashtu se vetura do të ketë një sistem me tre motorë me drejtim në të gjitha rrotat që lejon një kohë prej 0-96 km/h (0-60mph) prej rreth dy sekondash.