Site icon PrishtinaPress

Ronela me pozë atraktive rrugëve të Kalifornisë, bën kalimtarët të kthejnë kokën nga ajo

Ronela Hajati vazhdon të jetë ndër artistet më të pëlqyera në vend.

Ronela Hajati ditët e fundit ka udhëtuar për në Kaliforni, ku edhe ishte e pranishme në një ndejë të organizuar nga Anastasia Beverly Hills, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ditën e sotme e nisi me një fotografi joshëse, të shkrepur rrugëve të Los Angelesit.

E veshur sportive, në të kuqe, Ronela ka vënë në pah format perfekte trupore dhe pranoi komente pozitive nga fansat.

Kujtojmë që kënga e fundit nga Ronela Hajati është “Do ta luj”, të cilën e realizoi edhe me videoklip.

Exit mobile version