9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ronela Hajati zbulon se ishte e sëmurë gjatë performancës në koncertin e Rita Orës në Tiranë: Ndihem si e droguar

Në koncertin e Rita Orës të mbajtur në Tiranë ishin edhe disa këngëtare të njohur shqiptare që perfromuan para daljes së yllit me famë botërore në skenë.

Ronela Hajati, Kida, Semi Jaupaj dhe Luana Vjollca kanë argëtuar publikun fillimisht, një dëshirë kjo e Ritës, e cila kërkuar të përfshinë vetëm artiste femra në ‘line-up’ e saj.

Këngëtaret shqiptare kënduan disa prej hiteve të tyre më të njohura, por ndonëse dha maksimumin në skenë, Ronela ka zbuluar se para koncertit ishte në gjendje të keqe shëndetësore.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Përmes disa postimeve në InstaStory, krijuesja e hitit “Mala Gata” tha se për të qenë në gjendje të performonte ka përdorur medikamente.

Në një tjetër postim pas koncertit, Ronela u shpreh se është shumë e sëmurë dhe se ndihet si e droguar pasi ka pirë ‘të gjitha ilaçet e farmacive’ në Tiranë.

“Mos ma vini re zërin dhe mënyrën si flas. Jam shumë e sëmurë dhe ndihem si e droguar pasi kam pirë gjithë ilaçet e farmacive të Tiranës”, ka shkruar Rone

Kujtojmë që përfaqësues e këtij viti e Shqipërisë në Eurovision ka qenë e angazhuar edhe këtë vit me performanca të shumta.

Ndërkohë, projektet e saj të fundit është bashkëpunimi tejet i suksesshëm e MatoLale “Papi Chulo” dhe ai solo “Valle”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img