Site icon PrishtinaPress

Ronela Hajati dhe MatoLale lansojnë këngën e re “Gips”

Këngëtarja e mirënjohur, Ronela Hajati dhe reperi MatoLale kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Dy artistët kanë lansuar projektin e ri që mban titullin “Gips” dhe është realizuar edhe me videoklip i cili tashmë gjendet në kanalin YouTube.

Për muzikën e projektit u kujdes Marko Polo, teksti nga Marko, Ronela dhe MatoLale ndërsa aranzhmani nga Tull Production.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Ndryshe, krahas projekteve të reja, Ronela po përgatitet për pjesëmarrjen në Eurovision e cila do të përfaqësoj Shqipërinë këtë vit.

Ajo tashmë po punon në finalizimin e versionit përfundimtarë të këngës përfaqësuese “Sekret”, me të cilën merr pjesë në Torino të Italisë.

Exit mobile version