Site icon PrishtinaPress

Ronela dhe Fifi së shpejti me bashkëpunim?

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka bërë një pyetësor në Instagram, ku ka marrë pyetje të shumta nga ndjekësit e saj.

Në mesin e pyetjeve, ishin edhe ato sa i përket profesionit.

“Kur do bësh një bashkëpunim me Fifin” e ka pyetur një ndjekës Ronelën.

Për këtë, Ronela ka thënë se Fifi është momentalisht e angazhuar me të birin e saj.

“Fifi po merret njëherë me një dashuri të vogël që sapo ka ardhur në botë” ka shkruar Ronela.

Këtë përgjigje të saj e ka ripostuar Fifi, duke thënë se po i pëlqen kjo ide.

“Mu po më pelqen ideja me e shqyrtu” ka shkruar Fifi.

Mesa duket, në një të ardhme të afërt mund të kemi një bashkëpunim të dy prej artisteve më të dashura për publikun.

 

 

Exit mobile version