0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ronaldos iu mohua mbrëmë goli i vitit në stilin “gërshërë” dhe çuditërisht s’iu dha penallti

Cristiano Ronaldos i është mohuar mbrëmë ai që po konsiderohet si goli eventual i vitit.

Ylli portugez e festoi në fund fitoren e madhe ndaj Shabab Al-Ahli, e cila ia siguroi ekipit Al Nassr kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të Azisë.

Por, gjatë lojës, “CR7” iu bë një padrejtësi e madhe.

Në fakt, pesë herë fituesi i Topit të Artë e bëri një veprim akrobatik dhe ishte shumë afër ta shënonte një gol spektakolar në stilin “gërshërë”.

Por, një lojtar kundërshtar e ndali topin me dorë dhe për çudinë e të gjithëve, referi nuk dha penallti, ndonëse ajo ishte e pastër.

Ky fakt ka bërë që të çohet shumë pluhur dhe të kërkohet instalimi i sistemit VAR atje.

Për fatin e mirë të kampionit evropian me Portugalinë, ekipi i tij në fund fitoi dhe ky rast nuk ishte përcaktues për ndeshjen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img