Juventus ka filluar kërkimin për një mbrojtës të ri në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Medhi Benatia ka kërkuar largimin nga klubi pas një oferte të pasur nga Katari.
Kurse, “Bianconerët” kanë filluar t’i konsiderojnë opsionet për zëvendësimin e tij.
“Sky Sport” raporton se Cristiano Ronaldo ka këshilluar Juventusin për transferimin e shokut të tij nga Parma, Bruno Alves, transmeton prishtinapress.eu
Alves, së bashku me Branislav Ivanovic, Martin Caceres dhe Martin Skrtel janë opsionet për zëvendësim të Benatias.