Pas barazimit me Abhan xhiron e kaluar, Al-Nassr është rikthyer sonte te fitorja në Ligën Profesionale Saudite.
Skuadra e drejtuar nga Luis Castro fitoi me përmbysje sonte ndaj Damac.
Cristiano Ronaldo po vazhdon me formën e lartë, duke kontribuar me gol në fitoren e skuadrës së tij.
Ylli portugez shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 57-të, që në fund doli të jetë goli i fitores.
Goli i parë u shënua nga Anderson Talisca (53’).
Ndërkaq golin e vetëm për Damac e shënoi Georges-Kevin N’Koudou (45+2’).
Al-Nassr pas kësaj fitore ka 22 pikë dhe renditet në pozitën e tretë, me katër pikë më pak se lideri, Al-Hilal.
Damac është i dhjeti me dhjetë pikë të grumbulluara.