Një nga lojtarët më të mirë të futbollit të kohës sonë Cristiano Ronaldo, në fanellën e përfaqësueses së Portugalisë ka shënuar 70 gola duke u radhitur si golashënuesi i katërt më i mirë i Evropës.
Por nuk është i paarritshëm edhe rekordi i golashënuesit të famshëm hungarez Ferenc Puskas i cili për përfaqësuesen e tij ka shënuar 84 gola.
Përfaqësuesja e Portugalisë mbrëmë në ndeshjen kualifikuese të grupit B për Kupën e Botës në Rusi, me rezultatin 3:0 mundi Hungarinë, kurse Ronaldo ishte golashënues i dyfishtë.
Ronaldo kështu ka tejkaluar gjermanin Gerd Muller i cili për përfaqësuesen e tij ka shënuar 68 gola.