Që nga momenti kur Michael Oliver referoi penaltinë, deri në momentin që Ronaldi e goditi atë, u deshën 4 minuta e 35 sekonda. Për gjithë atë kohë lojtarët e Juves protestuan dhe u munduan të bëjnë disa truqe për të dekoncentruar portugezin.
Khedira ishte ai që inicioi i pari protestat, duke u përpjekur të zgjasë kohën e goditjes së penaltisë me ankesa ndaj gjyqtarit. Ndërsa mesfushori testoi përqendrimin e Cristianos, Lischteiner shkeli në vendin e pikës së bardhë.
Pastaj ishte Mandzukic i cili lëvizi topin nga pika e penalltisë kur Cristiano e kishte vendosur tashmë.
Nës mes të kaosit të shkaktuar nga pjesa tjetër, Chiellini, Pjanic madhe edhe portieri Szcezny ndoqën hapat e Lischteiner dhe u munduan të prishin vendin e fushës ku vendoset topi. Përkundërsa kësaj, Ronaldo nuk dështoi dhe pas ndeshjën tha: “Situata u tensionua paksa në ato momente, por unë u përpoqa të qetësohem dhe shënova” .