Orët e ardhshme mund të jenë vendimtare për të përcaktuar të ardhmen e Crisitiano Ronaldos.
Florentino Perez presidenti i Los Blancos ka thirrur me urgjencë në Madrid agjentin e yllit portugez, Jorge Mendes për të diskutuar të ardhmen e CR7-ës.
Mbetet për t’u parë se çfarë do t’i ofrojë Perez, menaxherit të Ronaldos.
Në Spanjë flitet se mund të ketë një ofertë të re për rinovimin e kontratës ose presidenti mund të marrë në konsideratë shitjen e tij dhe të pranojë ofertën e Juventusit.
Janë orë me të vërtetë të nxehta për të ardhmen e 5-herë fituesit të Topit të Artë.