Cristiano Ronaldo është një prej sportistëve më të paguar në botë, prandaj nuk e ka problem luksin. Këtë ai e ka dëshmuar gjatë pjesëmarrjes në një konferencë sportive në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Superylli portugez është paraqitur me diamante në vlerë prej qindra mijëra eurosh duke tërhequr interesimin e fotoreporterëve dhe faqeve rozë.
Në gishtin e unazës, ai mbante një rreth diamanti në vlerë prej 50.000 funtesh (58.530 euro), ndërsa në gishtin e mesit kishte një unazë më të madhe në vlerë prej 200.000 funtesh (234.100 euro).
Gjatë panelit në edicionin e 14-të të Konferencës Ndërkombëtare Sportive të Dubait, 34-vjeçari kishte po në dorën e majtë një Rolex GMT-Master Ice, i cili kushton 380.000 funte (444.790 euro).
Është një prej orëve më të shtrenjta të Rolexit, e ndërtuar me ar të bardhë 18 karat dhe qindra diamante të vogla 30 karatesh.