Cristiano Ronaldo ka vendosur të largohet nga Real Madrid.
E përditshmja sportive madrilene “Marca” në numrin e saj të sotëm përcjell një deklaratë nga Ronaldo që shton dyshimet në lidhje me ndarjen e tij nga “Los Blancos”.
“Nëse kushtoj 100 milionë euro, do të thotë se nuk më duan”, shkruan “Marca” në ballinën e saj ku paraqet fotografinë e Ronaldos, përcjell “lajmi.net”.
Ronaldo ka zgjuar interesim nga Juventus dhe së shpejti pritet të mësohet e vërteta nëse do të nënshkruajë me skuadrën kampione nga Serie A.