9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ronaldo mungon kundër Leganes shkaku i lëndimit

Në seancën e fundit stërvitore të Real Madridit para ndeshjes së kthimit kundër Leganes në Kupën e Mbretit, Cristiano Ronaldo u shfaq me sy të nxirë dhe të ënjtur.

Portugezi e pësoi këtë lëndim teksa shënoi golin e dytë personal ndaj Deportivo la Corunas në ligë këtë fundjavë. Doktorët është dashur t’ia qepin syrin për t’ia ndalur rrjedhjen e gjakut.

Si pasojë, superylli i Real Madridit nuk do të luajë kundër Leganes, edhe pse ky dëmtim nuk duhet ta parandalojë të luajë në ndeshjen e fundjavës ndaj Valencias në “Mestalla”.

Zidane veçse kishte një plan për ta pushuar, por shqetësimi i lëndimit ka bërë që francezi të mos rrezikojë me të.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img