Real Madrid raportohet se po përgatit një lëvizje të bujshme për të sjellë Cristiano Ronaldon nga Manchester United në Bernabeu për herë të dytë.
Ronaldo ka qenë lojtar i dalluar në sezonin e mjerueshëm të United, duke shënuar 23 gola – 17 në Premier League.
Por e ardhmja e yllit portugez 37-vjeçar në Old Trafford është në dyshim pas vetëm një sezoni në klubin që ai u largua për në Real Madrid për një shifër rekord botëror prej 80 milionë funte në vitin 2009, sipas Mirror.
Gazeta raporton se Reali është gjithnjë e më i interesuar të ribashkohet me lojtarin, i cili është nën kontratë me United deri në sezonin e ardhshëm me opsion edhe për një vit tjetër.
“Djajtë e Kuq” do të pësojnë ndryshime të mëdha nën trajnerin e ri Erik ten Hag dhe mendohet se Ronaldo është i pasigurt për rolin që mund të luajë në revolucionin e planifikuar në Old Trafford.
Ronaldo ka qenë një shtyllë e skuadrës nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Ralf Rangnick, por Ten Hag besohet se po planifikon për një të ardhme të ndërtuar mbi energji dhe ekip me moshë të re, gjë që mund të kufizojë kohën e tij të lojës.