Portugalia arriti mbrëmë fitore duke e mposhtur në udhëtim Çekinë me rezultatin 0:4.
Dalot dy herë dhe Bruno Fernandes e Diogo Jota realizuan për portugezët.
Diogo Dalot ishte më i vlerësuari nga SofaScore me notë 9.1.
Kurse, më i dobëti ishte William Carvalho me notë 6.3. Ronaldo në anën tjetër mori notë të dobët, 6.7.
Kjo fitore ia jep Portugalisë pozitën e parë në tabelë me 10 pikë, dy më pak se Spanja.
Kurse, Çekia mbetet e fundit me katër pikë./Prishtinapress/