Lazio fitoi 4-2, me Juventusin dhe Romës që i zhvendosën zikaltrit në vendin e tretë, pikërisht në javën e fundit të Serisë A.
16 vite më pas, në mbrëmjes së të dielës së kaluar, Interi u hakmor edhe për “Fenomenin”, duke e lënë Lazion jashtë Championsit, transmeton “SS”.
Ronaldo postoi në Instagram, pak orë pas ndeshjes, një foto ku shfaqej me disa tifozë kinezë: “Mendoj se sa shumë janë emocionuar sot për pjesëmarrjen e Interit në Champoions”.
Edhe ju jeni paksa i emocionuar?
Edhe unë, e kam shkruar. Jam i kënaqur, sepse Interi është aty ku duhet të ishte.
Duhej, patjetër?
Patjetër, sepse ishin 6 vite pa Championsin. Diçka pa kuptim për Interin. E papranueshme për tifozët, emrin dhe projektin e shoqërisë. Sa herë e kam thënë? Më këdo kam biseduar gjatë muajve të fundit biseda përfundonte gjithmonë kështu: Më parë duhet të kthehemi në Champions.
Po tani që është kthyer?
Duhet të qëndrojë, madje gjatë. Ndeshja me Lazion ishte një nisje e mirë, më thonë.
Nuk e keni parë?
Isha në avion, në një udhëtim të gjatë. Por kur ndeza telefonin në mëngjes ishte zgjim shumë i bukur. Pastaj më treguan se çfarë kishte ndodhur. Pashë diçka nëpërmjet “highlights”-eve.
Çfarë të treguan?
Që në momentin vendimar të ndeshjes Inter bëri diçka më shumë, gjë që nuk kishte ndodhur shpesh në këtë sezon. Një mik më tha se Interi një ndeshje të tillë do ta humbiste 100% në vitet e fundit.
Efekti “Spalletti”?
Nuk e di në detaje se çfarë ka bërë këtë vit tek Interi, por janë i bindur se trajnerët ndoshta nuk ndryshojnë, por modifikojnë diçka. Icardi? Askush nuk mund ta vërë në diskutim një sulmues që shënon 29 gola. Dhe në Itali janë shumë, më besoni.
Do të qëndrojë Icardi?
Duhet të pyesim atë, por nuk besoj se Interi ka dyshime. E pse duhet të ketë dyshime për Icardin? Për të patur një skuadër të fortë për Championsin duhet të qëndrojnë të gjithë më të fortët. Nëse nuk i jep vazhdimësi këtij sezoni, hedh poshtë gjithë atë lodhje.
Tani interi do të bëjë një merkato tjetër…
Për këtë do të mendojë Ausilio dhe do ta bëjë mirë. Nuk është e thënë që me paratë e Championsit të bëhen menjëherë blerje të mëdha. Në fillim duhet të mendosh të hysh me mentalitetin e duhur në Champions, më pas sigurisht që do të bëhen edhe shpenzime. Championsi është shumë, por jo gjithçka.
Çfarë do të thotë kjo?
Që vendi i katërt nuk ka qenë dhe nuk duhet të jetë objektiv për Interin. Ta fitosh titullin, është e vështirë, por të luftosh për titullin nuk mund të jetë e vështirë. Juventusi duhet ketë një rival si Interi.
Të mungon Interi?
Më mungonte kur nuk e shihja në Champions, ndërsa tani do të shkoj ta ndjek në “San Siro”, pa dyshim në një ndeshje Championsi.