Home Uncategorized Ronaldo kërcënon, por Reali nuk mendon se është koha për rinovim të...

Ronaldo kërcënon, por Reali nuk mendon se është koha për rinovim të kontratës

Mosmarrëveshja mes Cristiano Ronaldos dhe Real Madridit ka nisur verën e kaluar edhe është duke vazhduar ende me Realin që nuk ndien se tani është momenti për rinovimin e kontratës së portugezit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë është duke kërkuar kontratë të re që do ta bëjë atë lojtarin më të paguar në botë, transmeton Express.

Pasi e ka fituar çmimin lojtari më i mirë i FIFA-s dhe Topin e Artë më 2017, Ronaldo beson se e meriton një kontratë të re dhe nuk i pëlqen ta shohë Lionel Messin dhe Neymarin të fitojnë të holla më shumë se ai.

Reali është duke kaluar nëpër një kohë të vështirë në fushë dhe gjëja e fundit që i duhet është diçka e tillë, që e çrregullon rregullin brenda klubit. Kjo nuk është as koha e as mënyra për t’iu qasur situatës, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca.

Në fakt, është koha të planifikohet strategjia e së ardhmes dhe i takon Ronaldos të vendosë nëse dëshiron të jetë pjesë e saj apo jo. Nuk ka pasur oferta për Ronaldon deri tani, me Realin që dëshiron ta mbajë.

 

Exit mobile version