Nuk ishte nisje që të gjithë kishim menduar, por sërish vlejnë tre pikët. Pavarësisht lojës së bukur dhe plot dominancë, Portugalia e Cristiano Ronaldo, nuk shkuar më shumë se një fitore me shumë vuajtje, në sfidën hapëse të rrugëtimit të tyre, në Kampionatin Evropian të futbollit, teksa në “Red Bull Arena”, të Lajpcigut kanë mundur, 2 me 1, Çekinë.
Djemtë e tekniku Roberto Martinez u hodhën që në sekondën e parë në sulm, teksa ngritën “kampin” në mbrojtjen e çekëve, duke tentuar vazhdimisht portën e tyre, me rastin më flagranat që e pati kapiteni i tyre, Cristiano Ronaldo, mirëpo “garidani”, Jindrich Stanek ishte i vëmëndshëm, duke e ndaluar në mënyrë spektakolare, 5 herë fituesin e “Topit të Artë”, por vetëm kaq, goli nuk erdhi.
Me nisjen e pjesës së dytë, “Luzitanët” u hodhën sërish në sulm për të gjetur golin e avantazhit, mirëpo në momentin e tyre më të mirë, “fantazisti” çek i mesfushës, Lukas Provod merr një top në hyrjen të zonës portugeze dhe me një goditje perfekte dërgon topin në rrjetën e Diogo Costa dhe menjëherë pas kësaj fillon përmbysja e djemve të Roberto Martinez.
Fillimisht ishte një autogol i Hranac në minutën e 69’-të dhe më pas Diogo Jota dërgon rezultatin në 2 me 1, në minutën e 87’-, mirëpo sistemi VAR e anulloi këtë rrjetë, për t’i lënë vendin debutimit magjik të Francisco Conceicao, në një Evropian të futbollit, teksa vetëm 2 minuta pas hyrjes në fushë përfiton nga një rrëmujë në zonën çeke, duke dërguar topin në rrjetë e duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.
Falë këtij rezultati, kampionët e Euro 2016, tashmë pozicionohen në vendin e 2-të të tabelës, me po aq pikë sa Turqia, por me një golavarazh më negativ se këta të fundit, ndërsa Repbulika Çeke vendoset në vendin e 3-të, pasi ka pësuar një gol më pak se Gjeorgjia. Ndërkaq, në sfidat e radhës Portugalia do të ndeshet me Turqinë, ndërsa Republika Çeke do të ndeshet me Gjeorgjinë.