Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, mund të shënojë gola me lehtësinë e njëjtë sikur kur pi ujë, kështu ka bërë shaka Paul Pogba, mesfushori i Manchester Unitedit.
Ronaldo, 33-vjeçar e ka filluar shumë mirë karrierën në Juve, duke i shënuar shtatë gola në 13 ndeshje në të gjitha garat, edhe pse ende është në pritje të golit të parë në Ligën e Kampionëve për skuadrën e tij të re, transmeton Express.
Duke folur para ndeshjes ë Manchester Unitedit ndaj Juventusit në Torino të mërkurën, Pogba tha se Ronaldo e bën të duket e lehtë të shënosh gola.
“Mendoj se për Juventusin është shumë mirë [që e ka blerë Ronaldon]. Natyrisht, është gjithmonë mirë të kesh lojtar si Cristiano në ekip”, tha Pogba.
“Të luash përkrah lojtarëve si Ronaldo, Messi dhe Neymar është gjithmonë kënaqësi. Sot, ai luan me Juventusin. Mendoj se ai është shumë i lumtur këtu dhe mendoj se është shumë mirë për Juventusin që ka një lojtar i cili e ka të lehtë të shënojë gola sikur kur pi ujë”, shtoi ai.