Cristiano Ronaldo ka thënë se ai nuk ka bërë një gjë të tillë, pasi njerëzit duan të bëjnë famë me emrin e tij.
“Jo, jo, jo. Ajo që ka dalë sot është e rreme. Fake news”, ka thënë Roaldo në Instagram
“Duan të promovojnë veten duke përdorur emrin tim. Është normale. Duan të bëhen të famshëm duke më thënë emrin, po kjo është pjesë e punës. Unë jam një njeri i lumtur dhe gjithçka është në rregull”, ka thënë më tej portugezi.
Në raportimin e “Der Spiegel”, Kathryn Mayorga ka thënë se në vitin 2009, ishte përdhunuar nga ish-ylli i Manchester United dhe Real Madridit, që aktualisht luan te Juventusi.
Amerikania ka thënë se në vitin 2009, portugezi ishte në pushime në Las Vegas, kur një natë e kishte dhunuar në një dhomë të hotelit.
Sipas saj, Ronaldo kishte tentuar që ditën e nesërme t’i mbyllte gojën, duke i ofruar 350 mijë dollarë.