0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ronaldo deklarohet pas akuzave për përdhunim

Cristiano Ronaldo ka reaguar për akuzat rreth të përdhunimit të një vajze.

Cristiano Ronaldo ka thënë se ai nuk ka bërë një gjë të tillë, pasi njerëzit duan të bëjnë famë me emrin e tij.

“Jo, jo, jo. Ajo që ka dalë sot është e rreme. Fake news”, ka thënë Roaldo në Instagram

“Duan të promovojnë veten duke përdorur emrin tim. Është normale. Duan të bëhen të famshëm duke më thënë emrin, po kjo është pjesë e punës. Unë jam një njeri i lumtur dhe gjithçka është në rregull”, ka thënë më tej portugezi.

Në raportimin e “Der Spiegel”, Kathryn Mayorga ka thënë se në vitin 2009, ishte përdhunuar nga ish-ylli i Manchester United dhe Real Madridit, që aktualisht luan te Juventusi.

Amerikania ka thënë se në vitin 2009, portugezi ishte në pushime në Las Vegas, kur një natë e kishte dhunuar në një dhomë të hotelit.

Sipas saj, Ronaldo kishte tentuar që ditën e nesërme t’i mbyllte gojën, duke i ofruar 350 mijë dollarë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img