Arabia Saudite i do të gjithë.
Plani i vendosur nga Qeveria saudite bashkë me Fondin e Investimeve Publike (PIF) është i qartë: ta bëjnë ligën Saudi Pro League shumë shpejtë njërën prej më të fortave në botë.
Që ta qojnë futbollin e këtij vendi në nivelet më të larta dhe hapi i parë i bërë është ai që të afrohen disa prej lojtarëve më të mirë të globit.
Deri tash ia kanë dalë me Cristiano Ronaldon e Karim Benzeman, dhe tash edhe më N’golo Kantén, ndërsa klubet arabe i synojnë edhe disa lojtarë të mëdhenj, të cilët janë në perëndim të karrierës.
Qeveria e Arabisë Saudite ka vendosur t’i mbështesë dhe t’i ndihmojë katër ekipet kryesore, Al-Ittihad, Al-Ahli, Al-Nassr e Al-Hilal që t’i “kapin” lojtarët më të mirë.
Natyrisht, plani i investimeve i përfshin edhe klubet tjera, edhe Ettifaq, i cili së fundmi e emëroi trajnerin Steven Gerrard dhe dëshiron t’i transferojë Sadio Manen e Philippe Coutinhon.
Gjithashtu, edhe Fateh, i cili e mori italianin Nicola Innoventin si drejtor sportiv dhe tash dëshiron t’i transferojë së paku dy lojtarë të rëndësishëm.
Cilët do të jenë lojtarët e ardhshëm?
Al Ahly është klubi historik i këtij vendi, por deri tash nuk e ka marrë asnjë lojtar të madh, ndërkohë që i dështoi transferimi i Lionel Messit.
Natyrisht, PIF nuk do ta lë gjigantin e Arabisë Saudite duarthatë: objektiv kryesor është Luka Modric, por nuk përjashtohen befasi të tjera të mëdha, shkruan “Gazeta Express”.
Në shënjestër të klubit arab janë edhe Romelu Lukaku, Edin Dzeko, Marcelo Brozovic, Pierre-Emerick Aubameyang e Mauro Icardi.
“Furtuna” më e re e futbollit pa dyshim se është Arabia Saudite.