Site icon PrishtinaPress

Ronaldo arrin me Al Nassr në grupe të Ligës së Kampionëve të Azisë

Me këtë fitore, Arabia Saudite do të këtë katër skuadra në fazën e grupeve

Skuadra e Cristiano Ronaldos e mposhti skuadrën nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Shabab Al Ahli me rezultat 4-2 në playoff të Ligës së Kampionëve të Azisë

Me këtë fitore, Arabia tani do të përfaqësohet me katër skuadra në fazën e grupeve në ligën që fillon në shtator e ku do të këtë një kundërshtarë të fortë për titull në këtë garë kontinentale.

Al Hilal, e cila mori titullin e katër në Azi dhe nënshkroi me super yllin brazilian Neymar javën e kaluar, me Al Ittihad që ka marrë fituesin e Topit të Artë, Karim Benzema nga Real Madridi dhe futbollist të tjerë do të jenë po ashtu në këtë garë.

Al Nassr përfundoi në vendin e dytë sezonin e kaluar por prej që kanë transferuar pesë herë fituesin e Topit të Artë në dhjetor edhe ata kanë blerë futbollist të ri këtë verë. Marcelo Brozovic, Sadio Mane, Alex Telles dhe Seko Fofana po ashtu kanë bërë një skuadër interesante.

Pas kësaj fitore Al Nassr do ta presë shortin për të mësuar kundërshtarët e tyre në fazën e grupeve.

 

Exit mobile version