Home Sport Ronaldo apo Messi? Deco vihet në pozitë të vështirë, kështu përgjigjet

Ronaldo apo Messi? Deco vihet në pozitë të vështirë, kështu përgjigjet

Në një intervistë për revistën “FourFourTwo”, ish-futbollisti portugez, Deco, aktualisht pjesë e stafit drejtues të Barcelonës, u vu në pozitë të vështirë pasi iu kërkua të zgjidhte mes Cristiano Ronaldos dhe Messit, dy nga lojtarët më të mirë në botë dhe dy ish-kolegët e ish-mesfushorit të Portos e Barcelonës.

“Shikoni, janë dy lojtarë të ndryshëm”, filloi duke thënë Deco, i cili më pas shpjegoi: “Cristiano Ronaldo ishte një anësor i pastër në fazat e hershme, ai kishte topin dhe mendonte vetëm për të dribluar kundërshtarët e tij. Ai është rritur shumë si lojtar, është bërë “bisha” konkurruese që e kemi parë prej kaq kohësh. E kishte gjithmonë synim të zhvillonte veten në çdo mënyrë të mundshme”.

Lidhur me Messin, krah të cilit Deco luajti te Barcelona, ​​portugezi shprehet: “Messi ka qenë gjithmonë një talent natyral. Ai e përshtati lojën e tij me kalimin e kohës, por mënyra e lëvizjes ka qenë gjithmonë e njëjtë, ndaj është e vështirë të zgjedhësh mes njërit dhe tjetrit”.

Duke thënë këtë, Deco përfundoi: “Bota ideale do të ishte t’i kisha të dy në ekipin tim. Me ta, gjithçka që duhet të bësh ishte të pasosh topin dhe pjesa tjetër ishte e kryer!”

Exit mobile version