Site icon PrishtinaPress

“Romeo e ka fiksim Erjolën dhe i ka dërguar mesazhe kur kanë qenë jashtë”/ Graciano plas deklaratën bombë

Prej disa kohësh brenda shtëpisë së Big Brother është përfolur se mes Romeos dhe Erjolës ka një pëlqim. Ka qenë pikërisht Graciano ai që i ka thënë fillimisht se më mirë do kishte qenë më mirë të ishte lidhur me Erjolën sesa me Heidin.

Mbrëmjen e sotme, Graciano ka zbuluar të vërtetën duke thënë se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar disa herë mesazhe Erjolës mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”.

“Duke e njohur Erjolën nga jashtë, e si ajo reagon. Pas rikthimit tim, kam parë që Romeos i kanë shkëlqyer sytë sa herë që shihte Erjolën. Kanë shkruar portalet. Unë e kam mikeshë nga jashtë Erjolën edhe e di”.

Romeo: E panë tani që paskam unë kimi me Erjolën, tani do thonë pse nuk reagon Heidi. Kam parë dashamirësine e Erjolës, dhe unë i kam ndejtur afër. Më duket tendencioze nga ana e Gracianos, Julit dhe Françeskës. Më thotë mua do të të hedh bombën.

Graciano: Duke e njohur Erjolën, shikoj që Romeo i bën sytë xixa dhe ishte duke parë ku ishte Erjola. E kam pyetur Erjolën çfarë po ndodh. Ti duhet të mbash fiksimet e tua në kontroll, nuk është faji im. Nga xhestet që ju dhatë, Heidit nuk i plas fare, këtë ta vërtetojë Erjola. A je ti që e ke pasur fiksim duke i ccuar mesazhe dhe ta ka lënë seen. I kërkuar lidhje

Erjola: Seriozisht doni të më nxirrni nga shtëpia në këtë mënyrë?

Graciano: Më shiko në sy dhe bëhu burrneshë. E di situatën. Më ke thënë mos e hap si muhabet, ty të intereson për lojë.

Erjola: E kam me sportivitet, çuni huaj ka të dashurën këtu brenda dhe dy javë para finales dalin këto muhabete. Nuk ka pasur asnjë komunikim, e bëjnë fakt të kryer dhe ka 4 ditë që injoroj provokimet. Me djalin e huaj s’kam pas afrimitet.

Romeo: E ke nga vemja, qetësohu, a je e qetë me veten tënde pse prekesh.

Exit mobile version