Atalanta ka triumfuar 2-1 përballë Romës në kuadër të javës së 36-të në Serie A.
Pas 18 minutash lojë, vendasit shënuan golin e epërsisë me anë të Charles de Ketelaere.
Dy minuta kaluan dhe belgu realizoi edhe golin e dytë personal dhe të dytin për Atalantan.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën Roma tentoi rikthimin por pa sukses.
⏸️ Un SUPER primo tempo dei nerazzurri!
💪 An AMAZING first half from the Nerazzurri!#AtalantaRoma #SerieA #GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/L0rQwHxndh
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) May 12, 2024
Roma fitoi një penallti në minutën e 66-të, ndërsa përgjegjësinë e mori Lorenzo Pellegirin, që realizoi për 2-1.
PELLEGRINI! Accorcia dal dischetto al 66'!
FORZA ROMA!#AtalantaRoma 2-1 pic.twitter.com/TPfERHH9Up
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 12, 2024
Por, Giallorossët nuk kishin fuqi të bënin më shumë, duke u mposhtur nga Atalanta dhe duke humbur pozitën e pestë.
Roma është aktualisht e gjashta me 60 pikë, tri pikë më pak se Atalanta në të pestin, ndërsa në xhiron e 37-të takohet me Genona.