-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Roli i AAK-së po shihet si vendimtar në zgjedhjen e Presidentit

Për mundësinë e futjes së PDK-së në koalicionin qeverisës, ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhaj, tha se nuk është koha të flitet. Nga ana tjetër, njohës të zhvillimeve politike, duke e ndërlidhur zgjerimin e koalicionit me postin e presidentit, thonë se AAK do të jetë vendimtare për postin e kreut të shtetit.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nuk është temë diskutimi, çështja e futjes në koalicionin qeverisës.

“Na jemi në një dramë dhe ajo dramë ka filluar të premten. Unë e di që pyetjet tuaja janë legjitime në kuptimin se si do të duken zgjedhja dhe kush do të jetë president. Në këtë situatë nuk kemi mundësi as nguti të mendojmë se në çfarë formë do të zgjidhet presidenti. Presim që shumica parlamentare të jetë i qartë në atë se si duhet të zgjidhet presidenti”, tha Hoxhaj.

Analisti Arton Demhasaj zgjerimin e koalicionit e ndërlidh me zgjidhjen e çështjes së presidentit. Ai thotë, se kjo do të varet më së shumti nga AAK-ja.

“Me apo pa marrëveshje LDK-PDK, pa votat e AAK-së, presidenti nuk mund të zgjidhet. Për momentin AAK është në një pozicion të fortë për shkak të nevojave për votat e tyre. Andaj nëse zoti Haradinaj nuk heq dorë nga kandidatura për president atëherë çdo gjë do të jetë e vështirë që të arrihet në kompromis. Prandaj çelësi i zgjidhjes së presidentit patjetër kalon nga AAK-ja”, deklaroi Arton Demhasaj.

Analisti Fitim Salihu, tha se është përgjegjësi e kryeministrit.

“Kryeministri është ai që duhet ta bëjë ftesën për zgjerimin e qeverisë dhe të bëjë kompromisin. Nuk është opozita ajo që duhet të shkojë në zyre të tij e të kërkojnë të futen në qeveri. PDK-ja ka pasur interes deri para një jave, por tashmë topi është te LDK-ja”, deklaroi Fitim Salihu.

Hoxhaj, tha se nuk është koha të flitet as për çështjen e presidentit. /RTV Dukagjini/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img