Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar se të mërkurën është takuar me përfaqësues të mediave dhe shtypit, transmeton Paparaci.
Këtë diskutim, diplomati gjerman e quajti produktiv.
Ai shtoi se roli i medias si shtylla e katërt e pushtetit është i pamohueshëm.
“Në demokraci, roli i medias si shtylla e katërt e pushtetit është i pamohueshëm. Kontributet e tyre janë të domosdoshme për nxitjen e debatit publik dhe ofrimin e perspektivave kritike. Mirënjohës për njohuritë e fituara”, shkroi Rohde në Twitter.