Site icon PrishtinaPress

Rohde: S’shoh asnjë kërcënim të sigurisë, por kjo s’e përjashton mundësinë që të ketë incidente në të ardhmen

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për situatën e sigurisë në vend, duke thënë se pas sulmit të Banjskës, KFOR-i ka reaguar dhe tash është një qëndrim më i fortë.

Rohde tha se aktualisht nuk e sheh asnjë kërcënim të mundshëm të sigurisë, pasi tha se KFOR-i është në Kosovë me afro 5 mijë ushtarë.

“Gjermania do të katërfishojë forcat e saj. Unë do të udhëtoj javën e ardhshme bashkë me kontingjentin e ri gjerman që do të bazohet në bazën Bondsteel. Kishim 70 veta personel këtu. Tani kemi pothuajse 300. E shihni, ne reagojmë ndaj zhvillimeve dhe shpresoj që një sulm si Banjska të mos ndodhë më kurrë”, tha Rohde për A2CNN.

Pavarësisht se sipas tij, s’ka indikacione për ndonjë kërcënim të afërt, Rohde tha se kjo nuk e përjashton mundësinë që të ketë incidente në të ardhmen.

Exit mobile version