Site icon PrishtinaPress

Rohde: Serbia ndërhyri në zgjedhjet e 9 shkurtit duke kërkuar vota për Listën Serbe

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode, ka reaguar për zgjedhjet në Kosovë.

Ai ka thënë se në zgjedhjet e 9 shkurtit ka ndërhyrë edhe Beogradi zyrtar.

“Këto sulme dhe fushata shtrihen përtej kufirit serb. Siç ka theksuar shefja e Misionit të Vëzhgimit në Kosovë, Nathalie Loiseau, Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë duke kërkuar vota për Listën Serbe. Në të njëjtën kohë, Serbia në mënyrë të pabazë akuzon Kosovën për mbështetjen e protestave në Serbi, pa asnjë provë”, ka shkruar ambasadori gjerman në Kosovë në rrjetin social “Bluesky”.

Exit mobile version