2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Rohde: Përkushtimi i Qeverisë ndaj dialogut, hap kyç për të përfituar nga Plani i Rritjes i BE-së

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj dialogut të Brukselit.

Përmes një postimin në platformën X, Rohde tha se ky është një hap kyç drejt disbursimit të parë të planit të BE-së për Rritje, raporton Klankosova.tv.

“Mirëpres përkushtimin e qartë dhe publik të Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë të udhëhequr nga BE-ja në një frymë konstruktive”.

“Ky është një hap kyç drejt disbursimit të parë sipas Planit të Rritjes së BE-së”, ka thënë Rohde.

Kurti, gjatë qëndrimit në Bruksel javën e kaluar, u takua me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman.

Aty, Kurti foli për dialogun, duke thënë se Kosova është e gatshme ta vazhdojë këtë proces.

“Duke folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, që është proces i ndarë por që ka ndikim në zgjerimin e BE-së, kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës vazhdimisht ka qenë palë konstruktive dhe se e ka në interes përmbylljen e këtij procesi. Në këtë kuptim, kryeministri ia ka konfirmuar Drejtorit Koopman qëndrimin në mbështetje të Marrëveshjes bazë dhe Planit Zbatues, të arritura vitin e kaluar”, u tha në një komunikatë të Qeverisë më 20 shtator.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img