-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rohde për vizat: S’mund ta shpreh sa jam i gëzuar

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka përshendetur miratimin e liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian.

Ai shpërndau një Twitter adresimin e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila iu gëzua këtij miratimi.

”Më në fund është bërë! Me miratimin përfundimisht sot nga Parlamenti Evropian, liberalizimi i vizave i vonuar do të futet më së voni deri më 1 janar 2024. Gjermania ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën që nga viti 2016”, ka shkruar ambasadori gjerman.

”Nuk mund të shpreh sa i lumtur jam për qytetarët kosovarë! E merituar! Faleminderit eurodeputetes Viola von Cramon për angazhimin tuaj në këtë çështje”, ka thënë ambasadori.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi nesër  do të udhëtojë për në Strasburg, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img