Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se nuk duhet te fyhet klubi në të cilin Kosova do të anëtarësohet.
Rohde iu referua deklaratave të udhëheqësve institucionalë mbi “mos balancën e BE-së ndaj palëve në dialog”.
“Është gabim të mendohet se kur qeveritë ndërrohen, ndryshojnë edhe parametrat kryesore… Ne duam që normalizimi të ndodhë, ne kemi një dokument që operon dhe marrëveshja e Brukselit është e përshkruar qartë aty. Aktualisht jemi bllokuar për shkak se të dyja palët nuk tregojnë, do të thosha, besim të mire dhe vullnet për të lëvizur. Por e vërteta është se Serbia është e kënaqur me status quo-në. Kosova do që të ndryshojë status quo-në. Ne duam ta ndryshojmë status quo-në për më shumë njohje, duke u bërë anëtar i të gjitha klubeve ku dëshironi të jeni. Dhe mendoj se ishte kolegu im i ShBA-së i cili tha disa javë më parë, nëse doni të bëheni anëtar të klubit, mos e fyeni atë klub ku doni të bëheni anëtar i tij. Kjo nuk është kurrë ide e mirë”, tha ambasadori Rohde.