16.1 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Buy now

spot_img

Rohde lavdëron Qeverinë e Kosovës për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se e ka ndihmuar Ukrainën me pajisje ushtarake në luftën kundër Rusisë.

Në lidhje me këtë ka reaguar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili tha se kjo është shumë e lavdërueshme, pavarësisht se Ukraina ende s’e njeh Kosovën si shtet.

“Edhe pse Ukraina ende nuk e njeh Kosovë, qeveria kosovare po e ndihmon Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus, duke e mbështetur me pajisje ushtarake. Shumë e lavdërueshme, chapeau”, shkroi Rohde.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në takimin e sotëm të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës ka njoftuar për paketën e parë të mbështetjes ushtarake që do të dërgohet në Ukrainë gjatë javës së ardhshme.

Maqedonci tha se paketa e parë përbëhet nga dhjetëra kamionë taktikë, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake.

“Për më tepër, në fjalën time njoftova për koordinimin dhe përgatitjen e pakos së dytë mbështetëse ushtarake që përbëhet nga mijëra predha të mortajave që do të dërgohet së shpejti në Ukrainë me qëllim mbështetjen e njësive ushtarake të Ukrainës për rritjen e fuqisë së zjarrit indirekt”, bëri të ditur Maqedonci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img