-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Rohde: Kosova po përparon më shpejt se vendet tjera drejt BE-së, t’i zbatojë marrëveshjet me Serbinë

Ambasadori gjerman Jörn Rohde është shprehur se Kosova po përparon më shpejt sesa vendet e tjera të rajonit drejt BE-së.

Këtë deklaratë ai e dha në “X” teksa njoftoi se ishte pjesëmarrës i një tryeze të rrumbullakët për përparimin e Kosovës drejt BE-së.

Rohde shton se Kosova duhet të bëjë më shumë përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë.

“I lumtur që isha pjesë e një tryeze të rrumbullakët për përparimin e Kosovës drejt BE-së sot. Kosova po përparon më shpejt se vendet e tjera të WEB-it, por nevojitet më shumë bashkëpunim mes partive në parlament dhe komuniteteve etnike. Për më tepër, Kosova duhet të bëjë më shumë përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë”, është shprehur ambasadori.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img