Site icon PrishtinaPress

Rohde: Jemi të palëkundur në mbështetjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, nevojitet funksionaliteti i plotë i CEFTA-s

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se po punojnë shumë që samiti i radhës i Procesit të Berlinit më 14 tetor të jetë një sukses për Kosovën dhe të gjithë rajonin. Ai theksoi nevojën e funksionalizimit të plotë të CEFTA-s dhe mundësimin e tregtisë së lirë mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Rohde, në pritje me rastin e shënimit të festës nacionale “Dita e Unitetit Gjerman”, nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera të Gjermanisë me Kosovën, megjithëse tha se ndonjë herë miqësia është ballafaquar edhe me sfida.

“Miqësia jonë me Kosovën si të gjitha marrëdhëniet janë përballur ose janë ballafaquar me sfida. Por midis miqve, ndershmëria, dialogu i hapur dhe gatishmëria për të pranuar këshilla janë themelet e forcës së vërtetë. Gjermania dhe Kosova ndajnë marrëdhëniet tona të ndërtuara mbi besimin dhe respektin, dhe besimi se përmes shkëmbimit të hapur ne gjithmonë mund të gjejmë një rrugë përpara. Një rrugë që për ne mund të rezultojë vetëm në integrimin e plotë euroatlantik të Kosovës. Derisa po flasim që Procesi i Berlinit feston 10-vjetorin e tij, ne kemi punuar shumë për ta bërë samitin e ardhshëm më 14 tetor një sukses për Kosovën dhe gjithë rajonin, duke u fokusuar në funksionalizimin e plotë të CEFTA-s dhe mundësimin e tregtisë së vërtetë të lirë në rajon”, theksoi Rohde.

Exit mobile version