-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rohde: Jam 100% i sigurt se draft-statuti s’bie në kontradiktë me Kushtetutën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se pavarësisht progresit në dialog siç është Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit, nuk ka ndodhur zbatimi i tyre.

Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Rohde tha se Kosova ka marrë një obligim ndërkombëtar dhe se duhet ta zbatojë, teksa sipas tij, drafti i propozuar është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

“I gjithë procesi i cili është shtyrë përpara sidomos nga Gjermania, veçanërisht në propozimin për njohjen de facto dhe de jure ka të bëjë me atë se çka mund të arrijmë. Unë jam ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, jo në Serbi. Andaj unë përqendrohem në atë që Kosova duhet të bëjë. Kosova ka një përgjegjësi në këtë proces, e cila është implementimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i cili është një obligim afatgjatë i Kosovës. Kështu që ne presim nga Kosova të jetë e sigurt në vete, ju e keni mbështetjen tonë dhe unë jam 100 % i sigurt se ne nuk kemi propozuar asgjë që bie në kontradiktë me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Rohde për Tëvë1.

Rohde ka komentuar edhe raportin e Këshillit të Evropës, ku tha se është bërë e qartë se duhet themeluar Asociacioni për të bërë avancim drejt anëtarësimit në këtë institucion.

“Javën e kaluar, raporti i publikuar i ekspertëve eminent të Këshillit të Evropës, nëse shkoni në faqen 13,  mund të gjeni një fjali në të ‘ne presim që për avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të zbatohet AKSHS-ja’. Pra, detyra është e qartë. Bëjeni”, tha Rohde.

Emisarët evropianë dhe ata amerikanë në fund të muajit tetor kishin vizituar Kosovën, të cilët kishin sjellë edhe një draftstatut për Asociacionin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img