Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka publikuar një shkrim, në të cilin ka ndarë një informacion.
Rohde ka treguar se gjatë ditëve të fundit ka takuar krerët e partive politike që garojnë në zgjedhjet e 9 shkrurtit.
Rohde ka sqaruar se Gjermania do të vazhdojë partneritetin e ngushtë me çdo qeveri të ardhshme të Kosovës.
“Ditët e fundit jam takuar me krerët e partive politike që konkurrojnë për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Zgjedhjet demokratike dhe pluraliteti i partive janë kyçe për demokracitë tona. Gjermania do të vazhdojë partneritetin e saj të ngushtë me çdo qeveri të ardhshme kosovare”, ka shkruar Rohde në “X”.