6.5 C
Pristina
Thursday, January 2, 2025

Buy now

spot_img

Rohde: Gjermania dhe Evropa e do Kosovën në BE dhe KiE, por ata duhet të bëjnë disa hapa që kjo të arrihet

Ambasadori i Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Jorn Rohde ka komentuar zhvillimet kryesore që kanë shënuar vitin 2024.

Rhode ka folur për sigurinë në vend, për anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme të Bashkimit Evropian, për zbatimin e njëanshëm të marrëveshjes së Brukselit, për raportet e tij me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, e për jetën në përgjithësi në Kosovë.

Ambasadori, flet për zbatimin e njëanshëm të marrëveshjes nga ana e Kosovës, duke marr shembull vendimin për liri të lëvizjes për banorët e Bosnjë e Hercegovinës.

“Unë mendoj që asnjëherë nuk është gabim që të bëhen gjëra të mira të cilat i japin një dinamikë të caktuar një procesi. Këtu dua të theksoj që p.sh. Kosova ka pasur 8 vite kohë për të zbatuar një obligim të cilin e ka marr përsipër sa i përket tokave të Manastirit të Deçanit. Pastaj, janë bërë tashmë më shumë se 8 vite që kur Kosova ka marr përsipër themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të bërë një hap të tillë në drejtim që kjo të arrihet”, ka thënë Rohde.

“Unë mendoj që përmes gjërave të mira për ti dhënë një dinamikë një procesi të caktuar, nëse njëra palë e bënë hapin e parë, ajo e parashtron si kusht që pala tjetër të vihet në veprim dhe të veproj nga ana e saj. Por këtu mungon ende vullneti i mirë nga të dyja palët. Vendnumërimi nuk është opsion dhe dua të theksoj që Gjermania dhe Evropa e do Kosovën të integruar në Bashkimin Evropian, për ne është me rëndësi që Kosova të bëhet edhe anëtare e NATO-s dhe të bëhet edhe anëtare e Këshillit të Evropës, por për këtë edhe Kosova duhet të bëjë hapa.

Që këta hapa mund të jenë edhe të njëanshëm, kjo nuk duhet patjetër të jetë gjë e keqe”, ka thënë ai në një intervistë për Dukagjinin.

Tutje ambasadori gjerman është shprehur se Kosova përkatësisht kryeministri Kurti kishte dhënë një shembull të mirë me hapin e një anshëm për lëvizjen e lirë të qytetarëve nga Bosnja dhe Hercegovina në Kosovë.

“Më duhet ta përmend një shembull të asaj që thashë deri më tani. Kryeministri i Kosovës para disa javësh njoftoi që ka ndërmarr një hap të njëanshëm kur bëhet fjalë për implementimin e një procesi, përkitazi me marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Bosnjës, pra ka njoftuar që nga një janari qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm nga Bosnja në Kosovës, por që të njëjtën nuk mund ta bëjnë qytetarët e Kosovës, për shkak të kundërshtimit të Dodikut atje. Megjithatë kjo ka qenë një lëvizje e mirë, sepse me këtë kryeministri ka treguar kush i bënë gjërat në të mirë të qytetarëve”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img