Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka ftuar qytetarët që dëshirojnë t’i bashkohen në rrugëtimin e tij të nesërmen për të hipur në majën e Gjeravicës.
“Mundësia e fundit për t’u bashkuar me mua nesër për një aventurë emocionuese në majën më të lartë të Kosovës, Gjeravicës!”
“Moti duket i përsosur, kështu që kapni çizmet tuaja dhe ejani më takoni në mal”, ka thënë Rohde.