Site icon PrishtinaPress

Rohde falënderon Kosovën për strehimin e gazetarëve ukrainas dhe afganë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për sigurimin e strehimit për gazetarët ukrainas dhe afganë.

“Mbështetja e lirisë së medias globale është një nga vlerat tona thelbësore! Falënderim i madh për Kosovën dhe Albin Kurtin  për sigurimin e strehimit për gazetarët ukrainas dhe afganë, zbatuar nga AGK  dhe ECPMF me mbështetje financiare nga Gjermania përmes Iniciativës Hannah Arendt”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.

 

 

Exit mobile version