Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për sigurimin e strehimit për gazetarët ukrainas dhe afganë.
“Mbështetja e lirisë së medias globale është një nga vlerat tona thelbësore! Falënderim i madh për Kosovën dhe Albin Kurtin për sigurimin e strehimit për gazetarët ukrainas dhe afganë, zbatuar nga AGK dhe ECPMF me mbështetje financiare nga Gjermania përmes Iniciativës Hannah Arendt”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.
