Site icon PrishtinaPress

Rohde e quan lajm të mirë zbatimin e ligjit kundër duhanit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde e ka cilësuar si lajm të mirë zbatimin e Ligjit Kundër Duhanit përmes inspektimeve.

Ai në Twitter e ka përgëzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, teksa tha se ushqimi dhe birrat janë më të mira pa duhan.

“Lajm i mirë që ministri Peci ka filluar të zbatojë rregulloret ekzistuese të ndalimit të duhanit në restorante, bare etj. përmes inspektimeve të rrepta të pajtueshmërisë. Ushqimi dhe birra janë shumë më të mira duhan rreth jush, dhe shumë më të shëndetshme për të gjithë”, ka shkruar ai.

 

Exit mobile version