4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Rohde e përsërit qëndrimin e Gjermanisë: Kosova e ka obligim ta themelojë Asociacionin

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Joern Rohde, ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura për normalizim të marrëdhënieve.

Në një intervistë për mediumin serb ‘Kosovo Online’, Rohde ka ritheksuar se Kosova duhet ta përmbush obligimin e saj për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, Kosova është shprehur e gatshme ta pranojë propozimin e BE-së, por situtata ka mbetur në ngërç për shkak të refuzimit të Serbisë që të nënshkruajë marrëveshjen.

Ky [themelimi i Asociacionit] është një obligim i Kosovës nga viti 2013 dhe 2015, i cili ende nuk është realizuar. Ju i keni parë njoftimet e QUINT-it, por edhe të Gjermanisë, çfarë kemi thënë publikisht. Kosova tha se është e gatshme ta pranojë këtë propozim të përfaqësuesit special të BE-së, të cilin ne e mbështesim plotësisht. Siç e dini, Serbia deri më tani ka refuzuar të nënshkruajë dhe tani jemi në ngërç. Lajçak po punon shumë për ta tejkaluar këtë situatë, sepse në fund na duhet një zgjidhje që të gjitha institucionet paralele të integrohen dhe që serbët në Kosovë të ndihen si në shtëpinë e tyre dhe të jenë pjesë e shoqërisë. Jo vetëm ata, por të gjithë duhet të ndihen si në shtëpinë e tyre. Dhe për të përshpejtuar rrugën evropiane, të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, i përkasin BE-së”, ka thënë ambasadori gjerman.

Sa i përket rolit të Gjermanisë në dialog, Rohde ka thënë se e mbështesin plotësisht të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

I njëjti është shprehur se janë një nga protagonistët kryesorë që mbështesin Kosovën dhe Serbinë, si dhe shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE.

Sipas tij, nuk ka entuziazëm për të pranuar në BE vendet që nuk kanë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe ky duhet të jetë indikator për përshpejtim të dialogut dhe normalizim të plotë mes raporteve të Kosovës dhe Serbisë.

Siç thashë më herët, ne e mbështesim plotësisht përfaqësuesin e BE-së. Gjermania dëshiron që çdo vend në rajon në BE, sa më shpejt të jetë e mundur, por kjo varet nga dy gjëra. Vetë vendet dhe sigurisht BE-ja duhet të bëjë detyrat e shtëpisë. Tashmë jemi në 27 anëtarë, me gjashtë të tjera do të ishim në 33. Ballkani Perëndimor është oborri i brendshëm i BE-së dhe ne tregojmë qartë se jemi një nga protagonistët kryesorë që mbështesim Kosovën dhe Serbinë dhe të tjerët për t’u anëtarësuar në BE. Qoftë procesi i Berlinit, samiti i fundit i të cilit ishte në Tiranë, qoftë fakti që kemi takime të rregullta në nivel të lartë, tani vijon mbështetja financiare për vendet e Ballkanit për t’i afruar me BE-në. E sigurt është se nuk ka entuziazëm për të pranuar vendet që nuk kanë marrëdhënie të mira fqinjësore. Siç tha kancelari im, është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëri-tjetrin të hyjnë në BE. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për normalizim të plotë. Kjo është arsyeja pse ne po shtyjmë për të përshpejtuar dialogun”, thotë Rohde.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img