4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Robotit “i bie të fikët” pas 20 orësh punë në një panair në Chicago

Një video e cila po bën xhiron tregon një robot magazinimi cili kolapsoi pas 20 orësh punë para të gjithë konsumatorëve.

Digit është një robot i cili u vendos për test në një hapësirë magazinimi.

Roboti prototip dykëmbësh po e tregonte aftësinë në një në një panair në Chicago ProMat 2023 në muajin mars, që shpërndante pako te konsumatorët.

Agility Robotics, e cila prodhoi robotin Digit, postoi videon në Twitter, më 6 prill, duke vënë dukje se “Me një shkallë suksesi prej 99 për qind gjatë rreth 20 orësh demonstrime të drejtpërdrejta, Digit ende pati disa rënie në ProMat”.

“Ne donim të tregonim se Digit ra disa herë, se është një pjesë normale e çdo teknologjie të re dhe nuk është një punë e madhe”, tha Liz Clinkenbeard, nënkryetare e komunikimit në Agility Robotics.

Ajo tha për Associated Press se Digit kaloi katër ditë duke demonstruar aftësitë e saj në panairin tregtar, duke përfshirë dy ditë të plota pas rënies së treguar në video. Kur bie, zakonisht është për shkak të një gabimi të softuerit ose një gabimi të vogël të sensorit, shtoi ajo.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img