1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Roboti me dy këmbë, e ardhmja e shpërndarjes së pakove (Video)

Sfida më e madhe në të ardhmen e shpërndarjes së postës, konsiderohet të jetë postieri robot, që dërgon pako duke shkuar te klienti me veturë autonome.

Inxhinirët e Ford dhe Agility Robotics, janë bashkuar që të zgjidhin këtë mision të vështirë, transmeton Telegrafi. Digit është quajtur ky robot, që imiton lëvizjet e njeriut.

“Kur porosis diçka përmes internetit, dëshiroj të më arrij brenda gjysmë ore dhe dua të mos kushton asgjë. Makinë që lëvizë vet nëpër të gjitha rrugët, mund ta bëjë këtë të mundur, mirëpo kush e sjellë deri në pragun e derës. Këtu vjen roboti ynë” ka thënë Jonathan  Hurst, drejtor në Agility Robots.

Sipas tij, është Digit që mund ta merr pakon nga makina dhe ta sjellë te pragu i shtëpisë. Kur furgoni të ketë arritur në destinacionin e duhur, roboti shpaloset vet dhe ngtritë pakon që peshon deri në 18 kilogramë.

I pajisur me sensor LiDAR dhe shumë kamera stereo, i mundësojnë të shmangë pengesat dhe të kalojë me lehtësi nëpër terrene të ndryshme.

Kym un të jetë një hap i vogël për këtë robot të ngathtë, mirëpo një hap gjigant për Ford dhe të ardhmen e automatizimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img