Muzikanti Robert Berisha, i cili tashmë ka hyrë në treg si këngëtar, po përgatitet ë vijë me një duet me bashkëshorten e tij, Nora Istrefi.
I pyetur nga mediat se kur e ka ndërmend të vijë në bashkëpunim me Norën, ai thotë se do e bëjë gjithsesi, por ende nuk ka vendosur ndonjë datë të caktuar.
Kjo është deklarata e parë pas lajmeve të fundit se ata janë ndarë përfundimisht, duke e konsideruar tashmë thjesht si kolege.
Sa i takon karrierës, Roberti pasi solli dy këngë solo të cilat u pëlqyen nga publiku, këtë herë vjen në bashkëpunim me Nertil Morinën, i njohur si (Nurteel).
Në këtë këngë ritmike ai do të interpretojë vetëm refrenin, ndërkohë që në muajin shtator pritet të nisë punën për albumin e tij të pare, që do të përmbajë tetë këngë.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.