8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Robert Berisha reagon ashpër: Nuk ka mbetur të kërcejmë as me kolege

Robert Berisha ka reaguar në rrjete sociale pas disa videove ku ishte duke kërcyer në dasmën e Adrit dhe Ilirianës.

Muzikanti i njohur duket i revoltuar pasi i janë shpërndarë vazhdimisht video teksa po kërcente, gjegjësisht me ish-banoren e Big Brother VIP Kosova, Santiana Malokun.

Në një postim në InstaStory, prezantuesi thotë se nuk ka mbetur as të kërcejnë e të bëjnë atmosferë pasi menjëherë bëhen viral.

“Qenka ndez TikToku. Nuk ka mbetur as të kërcejmë as të bëjmë atmosferë me kolege e shoqe se hor të bëjnë shqipet. Unë kërcej edhe e bëj ashiqare pa asnjë cent kompleksi, krejt ata që kanë qenë aty janë kënaq e për juve që për pak pëlqime dhe klikime shiteni, nuk ma ndien”, u shpreh ai.

Artisti tutje theksoi: “Në emër të kompanisë time ‘ndezim ndeja e ahengje’ ju kërkoj falje krejt juve që nuk keni qenë mbrëmë aty me u kënaq si ne”.

Në postim, ai e etiketoi edhe të dashurën e tij Ana Skrel, duke i thënë se në raste të tjera do të jenë së bashku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img