Site icon PrishtinaPress

Robert Aliaj jep më në fund përgjigjen e shumëkërkuar, tregon pse i lyen thonjtë

Gjatë diskutimit të panelit të ftuar në “Rudina” në Tv Klan për lulen e shqiponjës e cila ka qenë një lloj identiteti në shtëpitë e shumë shqiptarëve, Robert Aliaj sqaroi dy tipare shumë identifikuese të tij.

Duke shprehur patriotizmin e tij, Roberti rrëfeu se dy unazat që mban në dorë dhe thonjtë e lyer me të zezë janë lidhja e tij me shqiponjën si një element shqiptar.

Robert Aliaj: Në epokë, unë jam shumë dakord që ne e asociuam në mënyrë direkte edhe nga pikëpamja vizuale dhe e lidhëm pa ndonjë konotacion apo ndonjë ndjesi ancionaliste, nuk ka lidhje fare, thjesht na dukej si shqiponjë dhe e besoj këtë gjë. Pastaj vonë zbuluam që kjo shqiponja kishte një peshë shumë të madhe në historinë e kombit. Unë e lidh me këtë sepse shikoni unë e kam një simbol shumë të rëndësishëm shqiponjën, kam dy unaza të cilat unë… po, dykrenare, bla, bla, e kam marrë shumë si simbolikë.

Rudina Magjistari: I mban gjithmonë me vete ato unaza?

Robert Aliaj: Po këto i mbaj gjithmonë, këto janë prototipe unazash. Unë i mbaj gjithmonë sepse nuk mund të mbaj unazë tjetër, por unë dua të them, ndoshta për herë të parë ose nuk e di në ka rënë rasti, që unë edhe thonjtë i asocioj me shqiponjën, pavarësisht se njerëzit i paragjykojnë thonjtë.

Rudina Magjistari: Nuk e dija, tani po e marr vesh që ti i lyeje të zinj prej ngjyrës së shqiponjës!

Robert Aliaj: Po, por thoi është elementi më shqiptar që mund të imagjinojmë ne dhe ne si bastardë që jemi dhe ne nuk duam asgjë të trashëgojmë nga të parët tanë, shkelim çdo gjë me këmbë dhe e paragjykojmë dhe flasim para kohe.

Rudina Magjistari: Edhe ti mos përgjithëso të gjithë shqiptarët tani, mos thuaj kështu se nuk janë të gjithë shqiptarët ashtu se na tingëlloi rëndë kjo me thënë të drejtën, s’e pranojmë dot. Ka dhe nga ata plot, por nuk jemi të gjithë ashtu.

Robert Aliaj: Rudina, kam shumë revoltë sepse e kam pasur në kurriz. Gjëja më simbolike e shqiponjës është thoi ku është arma, pse themi shqiponja grabitqare? Ne si shqiptarë, thoin duhet ta kishim patjetër një sport nacional identitar siç kanë skocezët fundin. Edhe ne e kemi fundin, por e paragjykuam dhe e kemi hequr fare nga pazari se nuk e veshim dot, se përndryshe do na quajnë homoseksualë, nuk e di. Unë e vesh për vete por kam hallin e të tjerëve.

Exit mobile version